Presidenti i Autoritetit Palestinez reagon për herë të parë: Jepini fund sulmeve

12/10/2023 22:33

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka bërë thirrje për të ndalur sulmet ndaj popullit civil palestinez.

Kjo deklaratë u bë gjatë takimit të tij me Mbretin e Jordanisë Abdullah II, duke shënuar kështu herën e parë që flet publikisht që nga sulmi i papritur i Hamasit ndaj Izraelit.

Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e presidentit, Abbas hodhi poshtë sulmet që lidhen me vrasjen e civilëve ose abuzimin e tyre nga të dyja palët.

Të dy udhëheqësit u takuan në Aman për të diskutuar rreth mënyrave për të ofruar ndihma në Gaza-n e izoluar totalisht.

Abdullah dhe Abbas i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë presion ndaj Izraelit që të lejojë korridoret humanitare në Rripin e Gazës për të lejuar ushqim dhe ndihma pasi të nevojshme dhe jetike.

Sipas deklaratës, presidenti i autoritetit palestinez ritheksoi sërish se shënjestrimi i civilëve nga forcat izraelite dhe militantët palestinezë bie ndesh me moralin, fenë dhe ligjin ndërkombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA