42-vjeçari humbi jetën në punë, arrestohet drejtuesi teknik i punës
12/10/2023 16:27
Një 42-vjeçar humbi jetën në spital, pasi një ditë më parë u aksidentua në punë.
Viktima ishte duke punuar në një objekt dhe si pasojë e mungesës së sigurimit teknik, ra nga lartësia.
Ndërkohë, policia ka vënë në pranga drejtuesin teknik të firmës, 66-vjeçarin me iniciale A.B.
Top Channel