Protesta e studentëve të mjekësisë, qëllojnë me vezë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit

11/10/2023 12:09

Studentët e mjekësisë kanë vazhduar protestat në kryeqytet për shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Gjithashtu ata nuk pranojnë tarifën e studimit 240 mijë lekë e cila u miratua dy ditë më parë nga bordi i administrimit. Çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3- deri në 5 vite në vendin e tij, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi. Nëse një vit studimi ka kosto 240 mijë lekë, për 6 vite studentët duhet të paguajnë 1.440.000 lekë.

Protesta e studentëve të mjekësisë është zhvendosur paraditen e sotme përballë ministrisë së Arsimit, ku kanë filluar të gjuajnë drejt saj edhe me vezë. Në këtë proteste janë të pranishme forca të shumta policore dhe qarkullimi i automjeteve në këtë zonë të kryeqytetit është bllokuar.

FOTO GALERI
1/29

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA