Deputetja demokrate, Jorida Tabaku pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve e quajti jo të drejtë përjashtimin e deputetëve të opozitës në seancën e diskutimit të rezolutës për Kosovën.
Tabaku: Nesër mund të mos kishte përjashtime Askush nuk mund të refuzojë të drejtën e opozitës, maxhoranca kontrollon dhe vendos edhe për të drejtën e opozitës në komisionet hetimore, nga ana opozitës është ushtruar kjo e drejtë në mënyrë konkrete, komisioni i radhës ishte ngritur për të parandaluar konfliktin nga zyrtarët e lartë, do të ketë fatin e të tjerëve dhe do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Fjala një votë kundër nuk më pëlqen sepse PD e ka dërguar e para rezolutën, nuk ka lidhje çështja kush rezolutë është më e mirë, është akt mbështetje, kur bëhen bashkë është më i rëndësishëm se çdo akt tjetër. Kuptoj që do të kemi dakordësi për tekstin e rezolutës në mbështetje të Kosovës, shpresoj që mos të jetë debat politik siç ndodh rëndom në seancat.
Kujtojmë se më 6 tetor, Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të opozitës pasi bllokuan Foltoren gjatë seancës së fundit.
Deputetët janë Zheni Gjergji; Asllan Dogjani; Luan Baçi; Gazment Bardhi; Elda Hoti; Albana Vokshi; Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja, pasi bllokuan Foltoren gjatë seancës së një dite më parë.
Deputetët e dënuar nuk do të mund të marrin pjesë në seancën plenare të posaçme për zhvillimet në Kosovë.
Komisioni i Etikës u mblodh pas kërkesës së Partisë Socialiste, pasi një grup deputetësh bllokuan Foltoren. Kjo situatë agravoi pasi Partia Socialiste refuzoi të ndryshonte Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Top Channel