60 indianë kryen vetëvrasje/ Skema e mashtrimit përmes kredive të shpejta, grupi shantazhonte me foto të manipuluara

11/10/2023 10:40

Një grup personash që përdornin aplikacione kredie të shpejta mashtronin qytetarët në të gjithë Indinë, në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. 

Të paktën 60 indianë kanë vrarë veten pasi ranë pre e këtij mashtrimi që degradonte deri në zhantazh me foto të manipuluara.

Një hetim i fshehtë i BBC-së ka ekspozuar ata që përfitojnë nga ky mashtrim vdekjeprurës në Indi dhe Kinë.

Astha Sinhaa u zgjua nga zëri i frikësuar i hallës së saj në telefon. “Mos e lër nënën të largohet nga shtëpia.”

17-vjeçarja u tmerrua kur gjeti nënën e saj Bhoomi Sinhaa në dhomën tjetër duke qarë.

Astha

Nëna e saj është një avokate e respektuar  pronash me bazë në Mumbai, një e ve që rrit vetëm vajzën e saj.

Ajo po përpiqej të ikte, ndërsa Astha kujtonte fjalët e tezes, “Mos e lër të të humbë nga sytë, sepse ajo do t’i japë fund jetës”.

Astha e dinte se nëna e saj kishte marrë disa telefonata të çuditshme dhe se ajo i detyrohej dikujt para, por ajo nuk e dinte që Bhoomi po vuante prej disa muajsh nga ngacmime dhe tortura psikologjike.

Ajo kishte rënë viktimë e një mashtrimi global me ‘tentakula’ në të paktën 14 vende që shantazhonte me foto të manipuluar me Photoshop.

Në fund të vitit 2021, Bhoomi kishte marrë hua rreth 47,000 rupi (565 dollarë; 463 £) nga disa aplikacione kredie. Paratë mbërritën pothuajse menjëherë. Shtatë ditë më vonë ajo duhej të shlyente, por shpenzimet e saj ende nuk ishin paguar, kështu që ajo mori hua nga një aplikacion tjetër dhe më pas nga një tjetër. Borxhi dhe interesi u rritën derisa ajo i detyrohej në fund rreth dy milionë rupi (24,000 dollarë; 19,655 £).

Bhoomi Sinha

Së shpejti agjentët e rikuperimit nisën të telefononin. Ata shpejt u bënë të neveritshëm, duke e fyer gruan. Edhe kur ajo e kishte paguar, ata pretendonin se ajo po gënjente dhe telefononin deri në 200 herë në ditë. Ata e dinin se ku ajo jetonte, ndërsa i dërguan asaj fotografi të një trupi të vdekur si paralajmërim.

Ndërsa abuzimi u përshkallëzua, ata kërcënuan se do t’u dërgonin mesazh të gjitha 486 kontakteve në telefonin e saj duke u thënë se ajo ishte një hajdute dhe një k***ë. Kur ata kërcënuan se do të prishnin reputacionin e vajzës së saj, Bhoomi, ajo nuk mund të vinte gjumë në sy.

Përfundimisht, Bhoomi kishte arritur të kthente të gjitha paratë, por një aplikacion në veçanti, “Asan Loan” nuk pushonte së telefonuari. E rraskapitur, ajo nuk mundi të përqendrohej në punë dhe filloi të kishte sulme paniku.

Vishal Chaurasia

Një ditë një koleg e thirri atë në tavolinën e tij dhe i tregoi diçka në telefonin e tij, një foto pornografike të saj.

Fotoja ishte përpunuar me Photoshop, ku koka e Bhoomit ishte në trupin e dikujt tjetër.  Ishte ai momenti kur ajo donte t’i jepte fund jetës.

Personat që kanë kryer vetëvrasje pasi ranë pre e këtij mashtrimi ishin në të 20-at dhe 30-at e tyre, një zjarrfikës, një muzikant i vlerësuar me çmime, një mama dhe baba i ri duke lënë pas vajzat e tyre tre dhe pesë vjeç, një gjysh dhe nip që u përfshinë së bashku në aplikacionet e kredisë. Katër ishin vetëm adoleshentë.

Bhoomi dhe Astha Sinha

Shumica e viktimave kanë shumë droje të flasin për mashtrimin dhe autorët kanë mbetur, në pjesën më të madhe, anonimë dhe të padukshëm, sipas BBC. Pasi kërkoi një person të brendshëm për muaj të tërë, BBC arriti të gjurmonte një të ri që kishte punuar si agjent për rikuperimin e borxhit për qendrat e thirrjeve që punonin për aplikacione të shumta kredie.

Rohan, jo emri i tij i vërtetë i tha BBC-së se kishte qenë i shqetësuar nga abuzimi që kishte parë. “Shumë klientë qanë, disa kërcënuan se do të vrisnin veten”, tha ai. “Do të më përndiqte gjithë natën”. Ai pranoi të ndihmonte BBC-në që të ekspozonte mashtrimin.

Rohan regjistroi mbi 100 raste ngacmimi dhe abuzimi, duke e kapur këtë zhvatje sistematike në kamera për herë të parë.

Këta nuk ishin agjentë mashtrues që dilnin jashtë skenarit, ata mbikëqyreshin dhe drejtoheshin nga menaxherët në qendrën e thirrjeve, ku një prej tyre quhej Vishal Chaurasia.

Kur një klient merr një kredi, shpjegoi ai, ata i japin aplikacionit akses në kontaktet në telefonin e tyre. Callflex Corporation punësohet për të rikuperuar paratë dhe nëse klientit i mungon një pagesë, kompania fillon t’i shqetësojë ata, dhe më pas kontaktet e tyre.

Shefi në krye të grupit që kërcënonte qytetarët ishte Parshuram Takve. Takve ishte i martuar me një grua kineze të quajtur Liang Tian Tian. Së bashku, ata kishin krijuar biznesin e rikuperimit të huasë, Jiyaliang.

Liang Tian Tian dhe Parshuram Takve

Në dhjetor të vitit 2020, Takve dhe Liang u arrestuan nga policia, por u liruan me kusht disa muaj më vonë. Në prill të 2022-shit ata u akuzuan për zhvatje, frikësim dhe nxitje për vetëvrasje, por në fund të vitit ata u arratisën.

BBC nuk mundi ta gjurmonte Takve, pro hetimet e e aplikacioneve për të cilat punonte Jiyaliang, e çuan te një biznesmen kinez i quajtur Li Xiang.

Li Xiang

Kur u pyet për rastet, Li Xiang i tha BBC-së se ai dhe kompanitë e tij janë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret dhe se ata nuk kanë drejtuar kurrë aplikacione shfrytëzimi të huasë, kanë ndërprerë bashkëpunimin me Jiyaliang, si dhe kompaninë e rikuperimit të huasë të drejtuar nga Liang Tian Tian dhe Parshuram Takve./BBC

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA