Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi sot nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, ndaj sulmit terrorist ndaj Izraelit.

Në reagimin e tij, Presidenti Begaj u shpreh: “ Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit. Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme.”

Veç Begajt, për situatën e tensionuar në Izrael ka reaguar edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila e dënon sulmin terrorist të Hamasit.

“Kuvendi i Shqipërisë dënon ashpërsisht sulmin terrorist të Hamas kundër Izraelit dhe është në krah të popullit izraelit në këto momente të vështira. Lutjet, mendimet dhe mbështetja jonë shkon për viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre në Izrael. Shqipëria do të vijojë të jetë në krah të partnerëve strategjikë, ShBA dhe BE, në luftën kundër terrorizmit, për mbrojtjen e sigurisë dhe të paqes”, shkruan Nikolla.

Të paktën 22 persona janë vrarë në sulmin e papritur të nisur nga grupi militant Hamas të shtunën në mëngjes drejt Izraelit.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi është “në luftë” pas sulmit të befasishëm nga Hamasi.

Hamasi lëshoi me mijëra raketa e përpos kësaj, dërgoi edhe nga toka me dhjetëra luftëtarë përtej kufirit të fortifikuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA