Partia Socialiste kërkon që të merren masa disiplinore për deputetët e opozitës që bllokuan foltoren në Kuvend, duke penguar zhvillimin e seancës plenare.
Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin e Etikës në Kuvend një kërkesë ku kërkon që të marren masa për deputetët e opozitës të cilët nuk lejuan zhvillimin e seancës parlamentare.
Ata akuzojnë se deputetët Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nalibati dhe Zheni Gjergji bllokuan vendin në sallën e seancës plenare, ku ulet Kryetarja e Kuvendit, duke penguar që të vijonte normalisht seanca plenare, pas mbylljes së diskutimeve.
Gjithashtu deputetët Lefter Gështenja, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazmend Bardhi në koordinim me njëri-tjetrin penguan korridorin hyrës të Kryetares së Kuvendit në sallën e seancës plenare, me karrige si dhe nuk lejuan kalimin e saj drejt vendit të saj, për të njoftuar vijimin ose mbylljen e seancës plenare sipas kompetencave që i njeh ligji dhe rregullorja e Kuvendit.
Deputeti Gazmend Bardhi e pengoi Kryetaren që të jepte njoftimet duke i bequr kartën nga pajisja elektronike gjatë fjalës së saj, në pamundësi që të fliste nga vendi i saj si pasojë e bllokimit nga deputetë të opozitës .
Sipas tyre të gjitha veprimet e mësipërme, përbëjnë shkelje të rënda sipas Rregullores së Kuvendit, dhe duhet të ndëshkohen.
Top Channel