Një fëmijë 8 muajsh nga Shkodra ndërron jetë në spital, familjarët denoncojnë mjekët
06/10/2023 13:05
Një fëmijë 8 muajsh nga Shkodra, ka ndërruar jetë disa ditë më parë.
Sipas mjekëve të Shkodrës, fëmija i diagnostikuar me nio kardit, sëmundje që kërkon transplant zemre, është paraqitur në spitalin e Shkodrës dhe ka qëndruar 1 ditë e gjysmë aty.
Mjekët më pas e kanë dërguar në Tiranë dhe ka ndërruar jetë atje, pasi ka qenë në intubim. Pas kësaj familjarët kanë denoncuar në prokurori dhe prokuroria ka marrë kartelën në spital.
Top Channel