I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 31-vjeçari nga Serbia kapet teksa tentonte të hynte në Shqipëri

06/10/2023 11:00

Një 31-vjeçar nga Serbia, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria, është kapur teksa tentoi të hynte në Shqipëri.

Me iniciale D. S., shtetasi i huaj kërkohej nga Interpol Vjena, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Austrisë.

31-vjeçari do të ekstradohet drejt Austrisë.

“Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA