Ligji danez që u mundëson emigrantëve dëbimin e banorëve nga zonat ku autoritetet vlerësojnë se ka shumë emigrantë, ka shkaktuar zemërim në Kopenhagen.

“Ky është racizëm”, tha për mediat vendase Jawad, mjek prej lagjes Mjolnerparken në qendër të Kopenhagës, e cila është e rrethuar me zona tjera që janë duke u tjetërsuar.

“Ndonëse kam lindur dhe jam rritur në Danimarkë, në statistika unë vazhdoj të jem një emigrant joperëndimor”, shtoi 29-vjeçari. Ligji i shumëdiskutuar për rizhvillimin e atyre që përshkruheshin si “geto të varfra” me përqendrim të lartë emigrantësh u miratua në 2018-tën.

Në plane përfshihet rindërtimi e rinovimi i pronave si dhe ndryshimi i mënyrës së qiradhënies. Për dekada me radhë Danimarka ka qenë një prej vendeve me politikat më strikte të emigrantëve në Europë, ndërsa partitë e ekstremit të djathtë kanë folur edhe me tone të ashpra kundër të huajve, duke ngjallur pakënaqësi të mëdha.

“Mendoj se njerëzit po ndërgjegjësohen e po ngrihen tashmë. Shumë prej tyre po tregojnë se nuk i duan këto lloj politikave dhe se çfarë është tepër, është tepër”, thotë një refugjat Tulip Bashour.

Tetë në 10 vetë në Mjolnerparken konsiderohen “joperëndimorë”, dhe personat nga vendet jashtë BE-së, prej Ballkanit dhe Europës Lindore, hyjnë në atë kategori. Banorët e kësaj lagjeje thonë se do ta padisin Danimarkën në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA