Bllokuan Foltoren e Kuvendit një ditë më parë, përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të opozitës

06/10/2023 17:43

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të opozitës pasi bllokuan Foltoren gjatë seancës së një dite më parë.

Deputetët janë Zheni Gjergji; Asllan Dogjani; Luan Baçi; Gazment Bardhi; Elda Hoti; Albana Vokshi; Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja, pasi bllokuan Foltoren gjatë seancës së një dite më parë.

Deputetët e dënuar nuk do të mund të marrin pjesë në seancën plenare të posaçme për zhvillimet në Kosovë.

Komisioni i Etikës u mblodh sot pas kërkesës së Partisë Socialiste, pasi një grup deputetësh bllokuan një ditë më parë Foltoren. Kjo situatë agravoi pasi Partia Socialiste refuzoi të ndryshonte Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Deputeti i Partisë Demokratike,  Lefter Gështenja reagoi pasi u përjashtua për 10 ditë nga seanca plenare.

‘Kur nuk ka më asnjë rrugë për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, Edi Rama në mënyrë qesharake përjashton opozitën nga Kuvendi. S’ka instrument, makinacion e as maronetë që e shpëton atë nga politika antikombëtare që po bën.  Me qëndrimin ndaj Kosovës, ai doli zbuluar se kush ia lëviz fijet!”,  shkruan Gështenja.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA