Të dielën mbahen zgjedhjet lokale në Greqi dhe mjaft interes paraqesin bashkitë e mëdha.

Në Athinë duket se nuk do ketë surpriza dhe kryebashkiaku do rizgjidhet, por në Selanik gara është e fortë.

Tri ditë para ditës së votimit një kandidat u arrestua dhe u mbajt në paraburgim vetëm se kishte bërë fjalimin e fushatës, një ditë më para nga koha që kishte marrë leje. Ai është kandidati për kryetar bashkisë së Mesolongjit, Panajotis Kaculis. Policët morën një denoncim pasi leja e dhënë për fjalimin parazgjedhor të kandidatit dhe ish-kryetarit të bashkisë së Mesolongjit ishte për ditën e enjte dhe jo për të mërkurën. Pas lirimit nga burgu kandidati konfirmoi ngjarjen foli për një arrestim të ligjshëm, por lëshoi një sulm ndaj kundërshtarëve të tij, duke thënë se arrestimi i tij u bë tre ditë para zgjedhjeve në një bashki, të cilës i është shkatërruar çdo sens legjitimitetit.

“Shpreh kritikë  ndaj të gjithë atyre, kushdo qofshin dhe këdo që përfaqësojnë, që në kushtet e demokracisë kërkojnë përmes rrugëve të nëndheshme të pengojnë shprehjen dhe vullnetin e lirë të qytetarëve. Ne jemi besimtarë të ligjshmërisë. Shprehja e ligjshmërisë  ka të bëjë me të gjithë ne dhe në radhë të parë ne që e mbrojmë atë. Në këtë kuptim, arrestimi i djeshëm ishte i ligjshëm. Por kjo u bë në rrethana ku fatkeqësisht, tre ditë pas zgjedhjeve, çdo ndjenjë legjitimiteti në qytetin tonë është shkatërruar“, tha Panajotis Kaculis, kandidat për bashkinë Mesolongji.

Panajotis Kaculis ka qenë Kryetar i kësaj Bashkie në periudhën 2011-2014, si dhe ka mbajtur një sërë pozitash këshilluese në prefekturën e Mesologjit. Profesioni i tij është profesor informatike në Shkollën e Mesme të Mesologjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA