Industria britanike e aviacionit ndodhet në alarm të kuq pasi një kompani, e cila furnizon pjesë për motorët e avionëve i ka shitur ato me certifikatë false sigurie, çfarë ka çuar në fillimin urgjent të hetimeve.
Pjesët e motorëve janë për avionët e modelit të vjetër të serisë Airbus A320 dhe avionët Boeing 737. Nga ky skandal është përfshirë edhe industria e linjave ajrore në Shtetet e Bashkuara, pasi linjat ajrore American Airlines, United Airlines and Southëest Airlines, njoftuan heqjen nga fluturimet të avionëve të këtyre modeleve.
Pajisjet nga kompania britanike AOG janë vendosur edhe në avionët e linjave ajrore britanike. Certifikatat e sigurisë qe pretendohet se janë të falsifikuar janë për paisje që janë instaluar në të paktën 126 motorë të avionëve të prodhimit evropian Airbus dhe atyre amerikan Boeing. Besohet se pjesët përfshijnë vidat e vogla dhe bulonat deri te helikat e rëndësishme të turbinave.
Ndër gjashtë kompanitë ajrore britanike, ku tre prej të cilave kanë fluturime direkte nga Britania drejt Shqipërisë dhe Kosovës, këto pajisje nuk janë instaluar ne avionët e British Airways, Wizzair dhe avionëve të kompanisë Ryanair, e cila fillon fluturimet në fund të tetorit nga Londra, Birmingami, Mancesteri dhe Edinburgu drejt Tiranes.
Avionët e këtyre tre linjave janë të sigurta, së bashku me avionët e linjave, Jet2 dhe Virgin Atlantic.
Top Channel