Votimi për të ndryshuar komisionin e reformës zgjedhore ka dështuar këtë seancë plenare në Kuvend.
Në shenjë proteste deputetët e opozitës zaptuan Foltoren dhe karrigen e kryetares së Kuvendit.
Pas kësaj situate, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u detyrua të shtynte votimin.
Në një prononcim live për gazetarët, Gazment Bardhi tha se ka një tentativë të qartë nga maxhoranca për të penguar përfaqësimin e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore.
Bardhi: Ka një tentativë të qartë për të penguar përfaqësimin e opozitës në komision me qëllimin e vetëm për të zvarritur finalizimin e reformës zgjedhore, u solla në vëmendje kolegëve raportin e OSBE-ODIHR-it, kemi qenë të detyruar që sa kohë nuk po respektohet që të pengojë procesin e votimit në këtë seancë. Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë kuvendi nuk mund të funksionojë normalisht siç ka funksionuar gjatë gjithë kësaj kohe. Kur refuzohet prezenca e kryeministrit, parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese mes opozitës dhe maxhorancës.
Top Channel