“Situatë e rrezikshme në veri”/ Thirrja e kryeministrit Rama: Të merren masa para se të jetë vonë

05/10/2023 14:11

Në Grana të Spanjës u mblodh Komuniteti Politik Europian edhe me pjesëmarrjen e vendeve kandidate.

Mediat gjermane e pyetën kryeministrit  Edi Rama sa i shqetësuar ishte për situatën në Kosovë.

“Jam shumë i shqetësuar. Ne jemi të gjithë të shqetësuar sepse është një situatë e rrezikshme. Tani jemi në pikën kur nga njëri vit në tjetrin potenciali rrezikut ka pësuar rritje. Aktiviteti kriminal në atë pjesë të ku jeton më së shumti minoriteti serb, janë tashme të bashkuar me një axhendë politike të mbushur me plot nacionalizëm. Është me të vërtetë e rrezikshme. Për herë të parë në 10 vitet e fundit Shqipëria nuk është linjëzuar me një deklaratë të politikës së jashtme të BE-së”.

Por a i frikësohet Edi Rama një lufte të mundshme në Kosovë?

“Luftë është një fjalë e madhe. Por përpara se të jetë shumë vonë masat duhet të merren. Ne po e ndjekim situatën nga afër. Ka një vullnet të fortë dhe lëvizje prej NATOS në forcimin e misionit të KFOR në veri,  pasi kufiri është shumë poroz, nga ky hynë shumëllojshmëri armësh dhe ndodhin trafiqe të jashtëligjshme. Ne shpresojmë në rikthimin e dialogut”.

Komunitetin Politik Europian kryeministri e quajti një platformë të rëndësishme ndërveprimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA