Për të pestën seancë plenare Parlamenti i Shqipërisë u bë dëshmitar i vijimit të “sherrnajës” që ka pllakosur opozitën.

Lulzim Basha shpërtheu në akuza ndaj kryetares së kuvendit Lindita Nikolla duke ngulmuar në njohjen e tij si kryetar grupi i PD. Ndërsa Gazment Bardhi u përfshi në një përplasje të fortë me Lulzim Bashën.

Lulzim Basha:U bë një muaj që vendimet e PD-së injorohen nga ana juaj. Thatë që pas konsultimit të rregullave do të bënit publik vendimin tuaj, ju doni të vendosni sipas qejfit dhe dëshirës, jo sipas Kushtetutës dhe rregullores. Fshiheni pas rregullores së Kuvendit që nuk ju jep të drejtën të vononi me një muaj vendimin për t’i dhënë PD-së përfaqësimin që ka ky Kuvend. E doni opozitën si t’ju dojë qejfi juaj. Jepini fund kësaj maskarade. Është detyra juaj të shpreheni pro Kushtetutës, pro kodit zgjedhor.”

Gazmend Bardhi: “U emocionova shumë veçanërisht nga kjo aleancë e kullave. Parafolësi ka marrë një dy kate në një kullë në zonat më të shtrenjta të Tiranës. Numëro njëherë katet e tua në një nga kullat më të shtrenjta. Ti je i vetmi që je vetëshpalur kryetar partie dhe nuk guxon të mbledhësh Grupin Parlamentar të partisë që pretendon se drejton. Je ti dhe dy tre njerëz që të ndjekin nga pas. Opozitën e ke me kolegët e tu se më kwta mbrapa nuk ta mban”.

Lulzim Basha: “Për ata që kanë vendosur të bëjnë këtë luftë të ndyrë personale në këtë sallë në tradhti të interesave të demokratëve dhe qytetarëve kam një përgjigje votoni vettingun politik, ndërsa shqiptarëve do u them është i vetmi parlament, ku prej vitit 91 ka një rregull, deputeti nuk mban përgjegjësi për ca thonë. Sot ky rregull është bërë shkak që të hapet goja çorap i pisët siç u hap sot pa mbajt askush përgjegjësi. Sot nga deklarata si këto, ose prokuroria nis hetimet për mua, ose i nis për shpifësit.”

Sali Berisha shmangu përfshirjen në debatin Basha-Bardhi duke folur për Kosovën. Nuk i mjaftoi minutazhi dhe iu ndërpre fjala, gjë e cila prodhoi bllokimin e foltores së parlamentit nga deputetët e tij mbështetës.

Socialistët ishin spektatorë buzagaz të sherrit brenda opozitës. E vetmja që reagoi ishte ministrja e marrëdhënieve me parlamentin Elisa Spiropali.

Elisa Spiropali: “Lulzim Bashës mund t’i shkojë përshtat ajo thënia në film, “memecit i erdhi goja”, por në këtë rast do ishte zoti Lulzim i erdhi goja në Kuvend edhe i erdhi hidhur sepse nuk mundet që në këtë foltore të merret me kryetaren e kuvendit, me kuvendin e Shqipërisë, me rregullat dhe kushtetutën, kur hallin nuk e ka as tek kushtetuta as tek kuvendi, por e ka tek shtëpia e tij” .

Lulzim Basha kësaj here nga jashtë parlamentit për dy katet në kullën e përmendur prej Gaz Bardhit i tha: “Është një shpifje e pastër e shkollës berishiste, vjen nga një njeri që dje sulmonte babin e zenit dhe sot është bërë avokati i babait të zenit dhe aleancës së kullave. Familjarët e mi çdo transaksion e kanë transparent ndryshe nga aleanca e kullave dhe avokati tyre i ri Gaz Bardhi”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA