Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Elbasani i cili nuk mund të marrë një vërtetim se ka mbaruar shkollën e mesme, sepse regjistri që mban numrin e tij të amzës është grisur.

Qytetari tregon se e ka mbaruar shkollën e ‘Mesme Bujqësore’ në vitin 1984 dhe për këtë ka edhe dëftesën me vulë të njomë, por sot që do të regjistrohet në shkollë të lartë i kërkojnë një vërtetim, i cili merret nga shkolla ose arkivi në rastin kur regjistri ka kaluar 10 vite nga plotësimi. Vërtetimi që i kërkojnë tregon se ka mbaruar shkollën.

“Unë kam vajtur në shkollë më thonë është gris faqja e numrit të amzës, rezultoj pa shkollë të mesme, dëftesën e kam”, thotë qytetari.

Ndërkohë në një takim që ai bën me drejtoreshën e shkollës ku është regjistri, ajo pranon se ka mungesë të faqes në regjistër.  Ajo thotë është grisur fleta dhe nuk mungon vetëm  nr amzës së qytetarit, por edhe e të tjerëve.

Drejtoresha i tregon qytetarit se këtë regjistër nuk e pranon as arkivi.

Gazetarët e Fiksit e pyetën drejtoreshën nëse këtë problem e ka adresuar diku, por ajo thotë se e ka bërë paraardhësi i saj.

Por në fakt emisioni investigativ me përgjigjen që mori në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Korçë faktoi se drejtoresha gënjeu.

Ky institucion tha se janë njohur me këtë problem vetëm kur gazetarët kontaktuan, kjo ka qenë edhe arsyeja që drejtoresha e shkollës do shkojë në komision të disiplinës, pasi nuk është marrë asnjë masë për këtë gjë.

Ndërsa për regjistrin DRAP Korçë thonë se u ngrit një grup që verifikoi në terren dhe konstatuan mungesën e fletës, dhe prezencën e 3 regjistrave në shkollë, dokumentacione të cilat duhet të ishin arkivuar me kohë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA