5 thasë kanabis janë sekuestruar në Ishëm të Durrësit.

42-vjeçari Marjan Kurti u kap duke transportuar 5 thasët me kanabis, me peshë totale 26 kilogram, me makinën e tij tip “Benz”,

Ai është ndaluar për kontroll nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja. Sasia e kanabisit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Kurti, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për një shtetas që po transportonte cannabis, si dhe në vijim të goditjeve të Policisë, ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, është finalizuar operacioni policor i koduar “Sinjalizimi””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA