Pas 9 ditëve betejë të pandërprerë me flakët, ne masivin pyjor të Pishë Porosë dhe Darëzezës, situata duket më e qetë.

Pavarësisht ndërhyrjes nga toka dhe nga ajri djegia e pyllit ka lënë pas një katastrofë të rëndë mjedisore. Aktualisht po punohet për shuarjen e trungjeve brenda vatrave, ndërkohë që nga dita e nesërme e përgjatë tre ditëve në vijim efektivët zjarrfikës, efektivët e forcave të armatosura dhe punonjës të ADZM, do të punojnë për neutralizimin e të gjitha vatrave deri në fikjen e plotë të zjarrit.

Ndërkohë nën kontroll duket situata edhe ne kodrat me shkurre dhe ullishte në Kraps të cilat u përfshinë nga flaket, e duke u përhapur në anën tjetër të kodrës, drejt Portëzës. Mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve pavarësisht terrenit te vështirë ndërsa në ndihmë të tyre janë angazhuar edhe banorët e zonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA