“Kurrë mos u ngopsh”/ Sula akuza Nikollës: Po prisni urdhra nga Kryeministri për PD-në! Kryeparlamentarja: Pse nuk e zgjidhni vetë?

05/10/2023 11:02

Mbështetësit e Bashës dhe Berishës po debatojnë me njëri-tjetrin dhe me kryetaren e parlamentit, Lindita Nikolla.

Dashnor Sula akuzon Nikollën se po pret urdhrin nga kryeministri Edi Rama për të njohur kryetarin e Partisë Demokratike. Luan Baçi thotë se Nikolla po mban peng parlamentin dhe po pengon punën e tij.

Sula: Je thjesht formale aty, the ia dërgove kërkesën këshilltarëve, ka një muaj dhe akoma nuk keni marrë përgjigje. Nuk keni marrë akoma urdhrin se çfarë duhet të bëni. Jemi republikë kryeministrore. Nuk bëni asnjë hap pa marrë urdhër nga Kryeministri. Nuk ka më çfarë diskutohet. Ju çfarë nuk bëni dhe prapë fitoni. Fituat Kukësin. Doni që edhe këtë opozitë që ka ngelur ta zhdukni. Bëni zgjedhje bë 2025 si paraardhësit tuaj që ndjenjën 45 vjet. Kurrë mos u ngopshi.

Nikolla: Pse prisni t’ua zgjidh unë çështjen? Ky është absurditet!

Baçi: Gabimi juaj është që po prisni një muaj mendimin e këshilltarëve. Kur flet kryetari i PD-së Sali Berisha për Kosovës, ju i ndërprisni fjalën. Dhe lejoni ata që kërkojnë të jenë vetë kryetar grupi dhe partie. Mos e mbani peng parlamentin. Jepini drejtim dhe të vazhdojë punë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA