Kriza e emigracionit, Sunak: Nuk i dilet vetëm, duhet zgjidhje e gjerë europiane

05/10/2023 14:54

Rishi Sunak po shfrytëzon samitin e BE-së në Granada të Spanjës për të lëshuar një apel për veprime të gjera e më të koordinuara europiane në përballjen me rritjen e numrit te emigrantëve të parregullt që po mbërrijnë në kontinentin e vjetër.

Kryeministri britanik e cilëson situatën e emigracionit në këto momente si të pamoralshme e të paqëndrueshme, dhe kërkon zgjidhje më krijuese në mbarë Europën për këtë krizë. Me këtë, nënkupton një qëndrim më të rrepta ndaj trafikantëve të njerëzve dhe shtrëngimin e kufijve.

Sunak do të bashkëkryesojë një takim të liderëve të bllokut së bashku me homologen italiane Georgia Meloni, vendi i së cilës ka pare tashmë mbi 100,000 emigrantë të zbarkojnë në brigjet e tij, që do të thotë pesë herë më shumë se Britania e Madhe.

Kryeministri britanik pritet të arrijë marrëveshje me udhëheqësit e Belgjikës, Bullgarisë dhe Serbisë për goditjen e rrjeteve kriminale duke shtuar nivelin e shkëmbimit të informacioneve nga shërbimet e inteligjencës, e duke rritur bashkëpunimin në rrafshin operacional.

Serbia në mënyrë të veçantë është kthyer tani në vendin kyç të tranzitit për emigrantët që hyjnë në Europë në mënyrë të paligjshme. Samiti i 47 liderëve të BE-së dhe të tjerave jashtë saj, është një mbledhje e të ashtuquajtur Komuniteti Politik Europian, një organ i ri i krijuar vitin e kaluar në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës. Fokusi i tij kryesor është të diskutojë luftën, por shihet gjithashtu si një mundësi për liderët që të kenë diskutime të tjera më të gjera dhe joformale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA