Tre prej të akuzuarve për inceneratorin e Elbasanit, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja janë dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.
Zoto u shpall fajtor për korrupsion aktiv dhe u dënua me 6.8 vite burg; Mirel Mërtiri u dënua me 6.8 vite burg dhe Stela Gugallia dënohet me 4.8 vite burg.
Lefter Koka u shpall i pafajshëm për shpërdorim detyre, por fajtor për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa u dënua me 5.8 vjet burg.
GJKKO gjithashtu vendosi heqje të së drejtës për të ushtruar funksion publik për pesë vite dhe i konfiskohet kantina në vlerën që ka kryer korrupsionin dhe dy shoqëritë Silvi dhe Pivot.
Nga ana tjetër gjykata shpalli të pafajshëm për shpërdorim detyre ish deputetin socialist, Alqi Bllako.
Për dy të akuzuar të tjerë, Bardhyl Cabirin i dënuar me 2 vjet u urdhërua shuarja e masës dhe për Serafin Papa i dënuar me 1.4 vite burg, u vendos shuarja e masës së arrestit shtëpiak.
Pëllumb Abeshi u shpall fajtor dhe u dënua me 2.8 vite burg. Jonida Zeqo u shpall fajtore dhe u dënua me 2.8 vite burg. Nga ana tjetër kompanitë “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” u shpallën të përfshira në shkelje dhe janë konfiskuar.
Top Channel