Numri rekord i vizitorëve të huaj në vend, nuk mund të arrihej edhe pa operacionalitetin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Nga 8.3 milionë turistë që kanë ardhur në vend deri në shtator, 65% e tyre apo 5.4 milionë janë procesuar në aeroportin e Tiranës. Objektivi për të pritur 7 milionë pasagjerë që pritej të arrihej në 2030-ën, duket se do të kalohet brenda këtij viti.

Në dy vitet e fundit, rritja që kemi përjetuar ne aeroportin e tiranes është e jashtëzakonshme dhe jemi ne krye të industrisë së aviacionit në europe për rimëkëmbjen pas pandemisë dhe kjo vjen kryesisht si përkushtim i WizzAir ndaj nesh. Ndërkohë tani përkushtimi jone është qe te sigurohemi te ofrojmë kapacitete dhe ambiente qe te mbajmë këtë ritëm te larte pasagjerësh që wizzair po sjell drejt nesh. Nuk mendoj se ka një baze tjetër në rrjetin e wizzair qe ka njohur rritje kaq të madhe dhe te shpejte se sa ne tiranë, por përkushtimi ka qene i madh dhe sot ne kemi një partner të besueshëm me të cilin rritemi bashkarisht”, shpjegon Farabbi Piervittoria nga TIA.

Suksesi i aeroportit është mbështetur edhe nga WizzAir. Kompania hungareze që operon 60% të fluturimeve premtoi deri vitin e ardhshëm sjelljen e 2 avionëve të rinj dhe hapjen e dy destinacioneve të reja në Leipzig, Gjermani dhe Valencia, Spanjë, ndërsa do shtojë frekuencën në 15 destinacione të tjera

“Sot WizzAir edhe njëherë rikonfirmon statusin si linja ajrore që ndodhet në shtëpinë e saj, Shqipëri.  Duke investuar më shumë se 1.3 miliardë euro në industrinë e aviacionit në Shqipëri në tre vitet e kaluara, ne kemi transportuar trefishin e numrit të popullsisë së këtij vendi të mrekullueshëm. Në 2022-in, Shqipëria ishte tregu me rimëkëmbjen më të shpejtë në europë me 37% më shumë pasagjerë se nivelet e para pandemisë dhe ne jemi të lumtur dhe krenarë që kemi kontribuar më së shumti në këtë rritje. Nga 50 destinacione që kemi sot në 15 vende të Europës, unë dua që numrin ta dërgoj në 100 dhe Shqipëria të jetë e ndërlidhur më së miri me Evropën dhe lindjen e mesme”, thotë Jozsef Varadi, CEO i Wizz Air.

Tirana është kthyer në një nga bazat më të mëdha të WizzAir, ndërsa me investimin e fundit pritet të shtohen edhe 1 milionë sedilje të tjera në dispozicion për pasagjerët. Përveç ndërlidhjes janë hapur mbi 500 vende pune si staf dhe 7500 të tjera punë lokale në mënyrë indirekte të lidhura me industrinë e aviacionit dhe turizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA