Analiza e CNN/ Demokratët triumfojnë në të gjitha frontet zgjedhore, ja cilat janë konkluzionet para “luftës” për senatin në mes të mandatit të Trump
Një aktivist dhe poet është vrarë në mënyrë brutale në rrugët e Nju Jorkut.
Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku tregon momentin tronditës së vrasjes Ryan Carson, nga një i panjohur.
Siç shihet në pamjet, viktima ishte ulur në një stol dhe bisedon me të dashurën e tij. Pak metra para tyre, një burrë fillon të godasë diçka tek patinat e parkuara pranë trotuarit, pa asnjë arsye. Papritur, i tërbuar, ai kthehet në anën e 32-vjeçarit dhe e pyet atë “Çfarë dreqin po shikon?”.
Më pas aktivisti i përgjigjet “nuk po shikoj asgjë” dhe del mes të dashurës së tij dhe burrit të tërbuar.
Burri i panjohur e kërcënon duke i thënë “do të të vras”, ndërsa Carson i kërkon të qetësohet dhe ngre duart lart. Sulmuesi më pas fillon ta ndjekë aktivistin, me një thikë, ndërsa e dashura e tij, e cila vrapon pas tyre, dëgjohet duke bërtitur “Të lutem, të lutem, të lutem!”.
Ndërsa shkon për të shpëtuar, Carson bie në stolin ku ishte ulur më parë dhe sulmuesi i kap xhaketën dhe e hedh në tokë, duke e goditur disa herë me thikë në gjoks.
Para se të largohej, vrasësi shkon pranë të dashurës së Carson, e pështyn, godet me shkelma trupin e pajetë të 32-vjeçarit dhe më pas zhduket.
Hey bro just like chill out bro I’m on your side bro go attack the magats bro bro bro noooooo
— Cernovich (@Cernovich) October 3, 2023
Top Channel