Gjykata e Tiranës dënoi me 7 vjet e 9 muaj burg ish-efektivin e forcave RENEA, Remal Rada, nën akuzë për armëmbajtje pa leje.
Rada u arrestua me një armë snajper në makinë në zonën e Saukut. Ndërsa me 5 vite u dënua Elton Hikthi, i cili ishte në automjet me ish-efektivin e RENEA-s. Ata do përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën pasi u gjykuan me gjykim të shkurtuar.
Ish-efektivi i Forcave RENEA, Rada, u arrestua më 26 korrik, bashkë me 28-vjeçarin Elton Hithi, pasi në makinë ju gjet një snajper, i modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra. Më herët Rada ishte larguar me dorëheqje nga reparti RENEA , dhe hapi aktivitet për lavazhieri.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një pistoletë, dy dylbi nate, municion luftarak (një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete). Ish efektivi këmbënguli se ishte e pafajshëm dhe se ishte thjesht i apasionuar pas armëve dhe simboleve. Ndërsa për armët tha se nuk kishte informacion për praninë e tyre dhe se ky ishte një kurth, mbasi ai mendonte se në pako kishte veshje të porositura në Angli.
Top Channel