“Tempulli”/ Arrestohet 49-vjeçari që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkollat e Beratit

04/10/2023 11:25

Një 49-vjeçar që shpërndante kanabis dhe kokainë pranë disa shkollave të Poliçanit është vënë në pranga, në kuadër të operacionit policor “Tempulli”.

Shtetasi me iniciale A. Z. u kap në flagrancë, ndërsa policia i gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, doza kanabisi të gatshme për shitje dhe fishekë luftarakë.

Në kuadër të këtij megaoperacioni, sot u arrestuan dy shpërndarës të tjerë droge në Fier. Në pranga ra një 15-vjeçar, i proceduar disa herë më parë, në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për të njëjtën veprimtari kriminale, si dhe 18-vjeçari J.H.

Ata u kapën në flagrance me disa doza kanabisi, gjatë tentativës për t’i shitur ato, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Fierit.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 qese me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) me peshë 830 gramë. Ata e kishin përgatitur dhe ndarë lëndën narkotike, në doza, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA