Numri i të rinjve që kërkuan ndërmjetësimin e zyrave shtetërore të punësimit për të gjetur një vend pune gjatë tremujorit të dytë të këtij viti u rrit.
Sipas të dhënave të Instat, gjatë kësaj periudhe u punësuan 12,400 të rinj, nga afro 18 mijë që aplikuan.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo shifër u rrit gati me 5% dhe gati me 20% krahasuar me periudhën para pandemisë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç gjatë muajve prill-qershor ishte 22,3%. Shifrat zyrtare mbi punësimin e të rinjve, veç dobësive në tregun e punës, tregojnë për tranzicionin demografik që po kalojmë, me ritmet e larta të emigracionit dhe rënien e lindjeve.
Megjithëse tregu i punës vitet e fundit po ofron fleksibilitet, duke rritur ofertën për punë, ata që po përfitojë më shumë janë persona në moshë pensioni ose persona në prag të pensioni. Vendet e reja të punës kërkojnë pak aftësi dhe për rrjedhojë paga afër minimales dhe nuk janë tërheqëse për të rinjtë.
Rritja e papunësisë te të rinjtë po vjen në një kohë që tregu i punës ka shpallur emergjencën për punonjës në të gjithë sektorët.
Top Channel