Një kopsht i ri i është shtuar kryeqytetit në njësinë nr.2 që do të presë 200 fëmijë të zonës.
“Është një punë, që na mori kohë, por sot po ia shohim frytet. Dua të falenderoj ata që na e mundësuan këtë, kolegët e PNUD-it dhe BE-së, sepse jo gjithmonë ia dalim vetëm, jo gjithmonë i kemi të gjitha mundësitë financiare. Por, siç thotë ajo shprehja: ‘Duhet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë’. Faleminderit që u bëtë pjesë e ‘fshatit’ tonë, për këtë histori të përbashkët suksesi”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se gjatë ndërtimit të shkollave, kopshteve dhe çerdheve të reja, ka pasur edhe probleme të hasura në terren, si në rastet kur oborret e tyre ishin uzurpuar nga kioskat.
“Disa njerëz ndërtuan në oborre shkollash dhe një ndër problemet që kemi pasur me lejet është sepse një pjesë e madhe e territorit, për arsye politike dhe militantësh, u janë dhënë njerëzve privatë për kontribut partiak në territor të shkollës. Nëse nuk reflektojmë njësoj edhe mbi gjërat që kemi bërë gabim në vite, atëherë nuk kemi shpresë që këta fëmijë do të bëhen më të mirë. Shpresa që këta fëmijë do të bëhen më të mirë është nëse ne, gjenerata e sotme, i rregullon këto padrejtësi”.
Top Channel