Digjen 10 dynym tokë në Manzë e Kavajë/ Arrestohen dy persona, dy të tjerë nën hetim
04/10/2023 10:56
Mbi 10 dynym tokë janë përfshirë nga flakët në Manzë dhe Kavajë, si pasojë e pakujdesisë së disa banorëve.
Katër vatra zjarri janë aktizuar në fshatrat Hamallaj, Agonas dhe Bago, të cilat janë neutralizuar pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
Në fshatin Hamallaj është vënë në pranga një 49-vjeçar dhe një 69-vjeçar, të cilët ndezën zjarre për djegien e disa mbeturinave, por flakët u përhapën në 10 dynym tokë arë, në pronësi të dy shtetasve të tjerë.
Dy shtetas të tjerë janë vënë nën hetim në fshatrat Agonas dhe Bago, pasi u bënë shkak për djegien e 1.4 dynym tokë arë dhe tokë e mbjellë me ullinj në pronësi të shtetasve të tjerë.
Top Channel