Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, deklaroi se do të punohet për unifikimin e një drafti të përbashkët me opozitën, për rezolutën për Kosovën.
“Të unifikojmë draftet për rezolutën e Kosovës. Kjo është çështje protokollare e parlamentit. Ne nuk kemi rrëzuar interpelancë, kemi bashkuar dy kërkesat për rezolutë me interpelancën, por bashkuam kërkesat”, tha Çuçi.
Parlamenti do të përfshihet në një seancë me mocion nga ku do të diskutohet e miratohet një rezolutë për situatën në Kosovë propozuar nga grupi parlamentar socialist. Draft rezoluta e dorëzuar në kuvend reflekton qëndrimet e deritanishme publike mbajtur nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë prej datës 29 Shtator nga grupi parlamentar i PD është dorëzuar një tjetër rezolutë po për Kosovën.
Top Channel