Begaj pret guvernatorin dhe presidenten e parlamentit të Landit austriak, diskutim për bashkëpunimin mes dy vendeve

04/10/2023 14:26

Presidenti i Republikës Bajram Begaj priti sot një delegacion të Landit të Stirias, Austri kryesuar nga Guvernatori Christopher Drexler së bashku me Presidenten e Parlamentit të kёtij Landi, Manuela Khom.

Presidenti Begaj falenderoi zotin Drexler për vëmendjen që Landi i Stirias i ka kushtuar Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor si kontribues në procesin e integrimit në BE, nëpërmjet bashkëpunimit në fushat e arsimit, kërkimit shkencor, shëndetit publik dhe turizmit, sikurse shkruhet në njoftimin e Presidencës.

Begaj falenderoi Guvernatorin Drexler për pёrkushtimin e tij nё hartimin e programeve dhe bursave që ky Land ka me Shqipërinë që nga viti 2018 dhe inkurajoi vijimësinë e programeve të bashkëpunimit mё tё thelluar nё tё ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA