Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner nënshkruan marrëveshjen “Programi infrastruktura bashkiake V, pjesa e dytë”, i cili ka në fokus përmirësimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimeve të ujërave të përdorur dhe trajtimit të tyre në disa bashki të vendit.
Ky program kapte vlerën e 50 milion eurove.
“Ky program është një ndër më të mëdhatë të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Gjatë festës së Gjermanisë dje, theksova se sa mirënjohës jam me bashkëpunimin me Shqipërinë.
Roli i Shqipërisë është i shumëfishtë, qoftë edhe në kontekstin në BE. Ngjarje të tilla si samiti i Berlinit marrin rëndësi edhe më të madhe. Për herë të parë zhvillohet një samit i tillë në Shqipëri dhe rajon. Edhe për ne në këndvështrim strategjik është e rëndësishme të mbështesim Shqipërinë për rrugën në BE. Të gjitha projektet që zhvillojmë janë kontribute që e sjellin Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE.
Ky program vendoset në një rrjet të gjerë programesh të tjera. Bashkëpunimi konkret me KFV. KFV-ja në sektorin e ujit dhe infrastrukturë jep kontribut të rëndësishëm në kontekstin e bashkëpunimit.
Përgëzimet e mija për turizmin, janë shifra vërtet të gëzueshme. Nuk e di nëse Shqipëria do të donte 10 milionë turistë, por projekte të tilla janë vërtet të rëndësishme dhe ndihmuese.
Shqipëria vitin e ardhshëm do të jetë vend partner në Berlin. Dhe do të ketë një zhvillim të ri në turizmin e vendit. Projektet vazhdojnë të implementohen dhe plotësohen përmes bashkëpunimit në nivel teknik.
Projekte të tilla janë një hap i rëndësishëm që tregojnë nivelin e bashkëpunimit tonë.
U informova që ky është programi i gjashtë të infrastrukturës urbane që tregon se është një detyrim apo një lloj angazhim i yni, që do vazhdojmë të qëndrojmë edhe në të ardhmen.
Përfitojnë më shumë se 1 milion shqiptarë, mbi 40% e popullsisë është prekur nga këto ndryshime. Të gjitha resurset mblidhen në njëfarë mënyre në mënyrë efektive dhe transparente.
Kemi një vlerë të përgjithshme prej 50 milion eurosh por edhe një vlerë shtesë prej 3 milion me masa shoqëruese dhe shtesë”, tha ambasadori.
Top Channel