Vëllai rreh vëllanë, nusja dhunon vjehrrin! Dy të arrestuar në Tiranë dhe një nën hetim në Shkodër

03/10/2023 11:37

Dhuna në familje vazhdon të jetë një fenomen që sa vjen dhe po rritet.

Familjet shqiptare vazhdojnë të luftojnë me rastet e dhunës, ku të dëshpëruar i drejtohen policisë duke denoncuar dhunuesin. Së fundmi janë arrestuar dy persona në Tiranë dhe një grua në Shkodër, nën hetim për dhunë në familje.

Përkatësisht është arrestuar një 59-vjeçar Sh.K banues në Tiranë, i cili ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Po ashtu, erdhe një 34-vjeçar A.N nga Tirana është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Gjithashtu në qytetin e Shkodrës, një 39-vjeçare është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA