Tiranë/ I dehur në timon, përplasi një automjet dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet një 33-vjeçar

03/10/2023 11:46

Një 33-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ngiste makinën në gjendje të dehur dhe si pasojë ka përplasur një automjet tjetër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë, ku duke ngarë automjetin e tij tip “Benz”, ka përplasur automjetin me drejtues F. F. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA