Rritja rekord e turistëve/ Shqipëria, e treta në Barometrin Botëror të Turizmit për periudhën janar – korrik

03/10/2023 15:14

Me një rritje të turistëve prej 56 për qindësh, Shqipëria renditet e treta në Barometrin Botëror të Turizmit për periudhën janar-korrik 2023.

Vendi ynë renditet pas Katarit dhe Arabisë Saudite për ardhjen e turistëve të huaj në shtatë muajt e parë të vitit.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, u shpreh se kjo arritje është rezultat i punës së të githëve në sektorin e turizmit.

“Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe punën e palodhur të gjithë këtyre viteve dhe veçanërisht profesionistët e industrisë sonë të turizmit. Së bashku e kemi vendosur Shqipërinë në hartë si një destinacion që duhet vizituar dhe do ta bëjmë atë çdo vit gjithnjë e më të mirë”.

Kryeministri ftoi udhëtarët të bëjnë Shqipërinë pjesë të destinacioneve të tyre dhe të zbulojnë vendin tonë.

“Nga brigjet e diellit të rivierës shqiptare deri te bukuria historike e Gjirokastrës, ne kemi diçka për të gjithë. Për udhëtarët në mbarë botën: ejani të zbuloni perlë që është Shqipëria, pasuruar nga përpjekjet e sektorit tonë të jashtëzakonshëm të turizmit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA