12 shoferë janë arrestuar ose po ndiqen penalisht në Tiranë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë janë ndëshkuar me masë administrative 184 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve, 152 të tjerë për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha dhe 180 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Gjithashtu janë vendosur 96 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve dhe janë bllokuar 18 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
Top Channel