Numri i të djathtëve në vetvete nuk ka pësuar rritje, por mbështetja për AfD-në në Gjermani është forcuar, e dëshmuar qartë kjo nga sondazhet e fundit.

Përpjekjet për t`i dhënë një shpjegim këtij fenomeni, po fokusohen tek hulumtimet e opinionit publik që tregojnë se shoqëria gjermane është në një gjendje shqetësimi të madh. 81 për qind e qytetarëve janë aktualisht të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Vetëm 14 për qind kanë besim se gjithçka do të jetë mirë. Vlera të krahasueshme janë matur vetëm ndërmjet viteve 2003 dhe 2005 gjatë fazës së papunësisë së lartë.

Ishte gjatë mandatit të dytë të kancelarit Gerhard Schröder (SPD), kur koalicioni i socialdemokratëve dhe të gjelbërve ishte në pushtet. Alternativa për Gjermaninë rezulton të ketë mbledhur mbështetje më tepër se sa më parë. Në mesin e simpatizantëve të kësaj partie, 27 për qind mund të klasifikohen si ekstremistë të djathtë, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2016.

Numri i mbështetësve të AfD-së në Gjermani u rrit nga 12 në 22 për qind në të njëjtën periudhë, sipas shifrave të sondazhit të rregullt të Deutschlandtrend. Rreth 80 për qind e mbështetësve të AfD thonë se “atyre nuk u intereson që AfD konsiderohet zyrtarisht pjesërisht ekstremiste e krahut të djathtë, për sa kohë që merret me çështjet e duhura”.

Motivi vendimtar i votuesve të AfD-së është shqetësimi dhe pakënaqësia me zhvillimet kryesore sociale, veçanërisht imigrimi i shtuar i refugjatëve dhe azilkërkuesve. Pa marrë parasysh situatën aktuale, 48 për qind e të gjithë të anketuarve ndajnë shqetësimin se “shumë të huaj po vijnë në Gjermani”. Ndërsa mes mbështetësve të AfD-së kjo është 85 për qind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA