Rreth 300 studentë Master të Universitetit Europian të Tiranës kulmuan të enjten rrugëtimin e tyre drejt formësimit akademik dhe profesional me ceremoninë e diplomimit.
Duke kryer hedhjen tradicionale të kapeleve të kaltra tashmë për ta nis një kapitull i ri në jetë. Ceremonia e këtij viti kishte si veçanti faktin se përkon me 15-vjetorin e nisjes së programeve të formimit akademik të nivelit të dytë Master pranë UET, një risi e sistemit arsimor shqiptar që erdhi pas implementimit të sistemit të Kartës së Bolonjës.
Si i ftuar nderi, në një fjalim motivues Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi përpara të diplomuarave dhe familjarëve, kujtoi përvojën e tij që nga pasionet fëmijërore, emigrimi në Greqi, e deri te kthimi sërish në Shqipëri, karriera si bankier dhe më tej kalimi në politikë.
Në fjalën e tij për të diplomuarit Master Rektori i UET Prof. Dr. Tonin Gjuraj kujtoi akreditimin ndërkombëtar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Britaninë e Madhe QAA duke u shprehur se, qasja në UET është gjithmonë të pasurit në qendër të vëmendjes interesin e studentit.
Që prej vitit 2008, kur nisën programet e para Master rreth 7,500 studentë – bashkë me ata që u diplomuan të enjten, – kanë tashmë si një lloj pasaporte diplomat e UET, të cilat do t’i shoqërojnë me krenari gjatë karrierës së tyre.
Top Channel