OKB mbërrin në Nagorno-Karabak për herë të parë në 30 vjet, me një mision

01/10/2023 17:20

Një mision i OKB-së mbërriti sot në Nagorno-Karabak, për herë të parë në tre dekada, siç njoftoi Azerbajxhani, në një kohë kur shumica e popullsisë vendase armene u largua.

Një zëdhënës i presidencës azere tha për Agence France-Presse (AFP) se misioni i OKB-së mbërriti “të dielën në mëngjes” [sot], me misionin kryesor për të vlerësuar nevojat humanitare në terren.

Më herët, OKB-ja njoftoi se kishte marrë dritën jeshile për të dërguar një mision në rajon këtë fundjavë.

Armenët e Nagorno-Karabakut, të cilët kanë kontrolluar enklavën për tre dekada, kapitulluan dhe ranë dakord të dorëzonin armët javën e kaluar pas një sulmi nga Azerbajxhani për të rimarrë rajonin.

Në total pas këtij sulmi ushtarak kanë humbur jetën gati 600 persona. Rreth 200 ushtarë nga secili kamp u vranë në luftime.

Që atëherë, enklava është braktisur pothuajse tërësisht nga banorët e saj, me më shumë se 100,000 që kanë arritur në Armeni nga frika e hakmarrjeve nga Azerbajxhani, duke rritur frikën e një krize serioze humanitare.

Sot në Armeni, ku shumica e banorëve janë të krishterë, ishte një ditë lutjeje për Nagorno-Karabakun. Këmbanat e kishës ranë në vend dhe kreu i Kishës, Karekin II, mbajti një shërbim në një katedrale pranë Jerevanit.

Ndërsa organizimi i pritjes së refugjatëve vazhdon me vështirësi, kundërshtarët e kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, i cili akuzohet për pasivitet dhe frikë nga Moska, dolën sërish në rrugë dje, të shtunën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA