E rëndë në Durrës! E ëma e qëllon me shishe, plagoset 34-vjeçarja nga Kameruni
01/10/2023 22:33
Një 34-vjeçare nga Kameruni është plagosur me mjet prerës nga familjarët e saj në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen nr. 13.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit, ndërkaq e reja ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel mëson se nëna e 34-vjeçares dhe personi tjetër që gjithashtu deklarohet si familjar i të dëmtuarës janë shoqëruar në polici dhe do t’u merret dëshmia.
Paraprakisht dyshohet se e reja është plagosur nga goditja me një shishe. Sipas së plagosurës, ka qenë nëna e saj që e ka goditur, por në banesë jeton me ta dhe një person tjetër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel