Në një kohë kur raportohet për rënie të numrit të studentëve në këtë vit akademik e madje për mbylljen e disa programeve të studimit, po ashtu vërehet interesim i shtuar i të rinjve për arsimin profesional, pra marrjen e një profesioni apo zanati që mungon ose kërkohet shumë në treg.
Janë rreth 67 mijë pensionistë në Shqipëri që punojnë ende pikërisht për këto arsye.
“Shpeshherë na ndodh të duam të bëjmë punime në shtëpi, të ndërrojmë një dritare, të shtrojmë pllaka, të kryejmë punime hidraulike, apo elektrike dhe përballemi me mungesë të profesionistëve që i lëvrojnë këto profesione. Ndaj fuqizimi i shkollave profesionale besoj se do t’i vinte në ndihmë jo vetëm një individi apo një familje, por gjithë shoqërisë. Aktualisht ne shohim një rritje më disa përqind të të rinjve që regjistrohen në shkolla profesionale, të cilat zgjasin edhe më pak, diku tek 2-3 vjet.
E po ashtu një fuqizim i shkollave profesionale, veçanërisht nëpër rrethe, ku për një periudhë kohë u zbehën fare e madje disa edhe u mbyllën. Kërkesa e lartë për profesionistë do të frenojë edhe fluksin e lartë të emigrimit tek të rinjtë. Një profesionist që ka shumë punë këtu në vendin e vet, e ka kuptuar që është më mirë të punojnë e jetojnë këtu, sesa të paguaje qira dhe kosto të larta jetese në vend të huaj.“-shprehet Entela Binjaku, sociologe dhe pedagoge.
Top Channel