Ekzekutoi nënën e dy fëmijëve të tij në mes të rrugës, vetëvritet ish-bashkëshorti i Klodiana Vefës

30/09/2023 08:31
Klodiana Vefa

Autori i dyshuar i vrasjes së Klodiana Vefës, shqiptares në Itali e cila u vra të enjten në darkë afër banesës së saj, është vetëvrarë.

Alfred Vefa, ish-bashkëshorti i 35-vjeçares edhe ai nga Shqipëria, është gjetur i pajetë në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa. Sipas policisë, e cila e kërkonte prej orësh, ai vrau veten duke u qëlluar me të njëjtën armë me të cilën ndoshta kishte vrarë ish-bashkëshorten.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një zonë të izoluar të komunës San Casciano në Val di Pesa, një qytetar ka denoncuar një makinë të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur. Karabinierët që ndërhynë konstatuan se ishte makina e Alfred Vefës. Çifti prej kohësh jetonin të ndarë, ndërsa ishin në proces divorci. Mendohet se çifti kishte përplasje xhelozie, që kishin sjellë dhe ndarjen, ndërsa lanë pas dy fëmijë.

Klodiana Vefa, 36-vjeçarja shqiptare u vra në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 të enjten e 28 shtatorit 2023.

Çifti, kishte dy fëmijë, një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare, duket se janë divorcuar në Shqipëri disa vite më parë, edhe pse divorci nuk ishte regjistruar ende në Itali për shkak të problemeve burokratike.

Në Castelfiorentino edhe pse të ndarë ata jetonin së bashku, në të njëjtën shtëpi. Një situatë që nuk do të ishte mirëpritur nga familja e re e Alfred Vefës. Sot pritet të kryhet autopsia.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA