Një 32-vjeçare e cila përplasi për vdekje një person në Elbasan është dënuar me 4 vjet 8 muaj burgim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetases S. M., 32 vjeçe, banuese në Elbasan, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetase me 4 vjet e 8 muaj burgim (nga të cilat i kanë mbetur edhe 3 vjet e 3 muaj), pasi në vitin 2022, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një motomjet drejtuesi i të cilit ka humbur jetën.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj 57-vjeçares Z. B., banuese në fshatin Proger, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve në tokën e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
– S. P., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, pasi dyshohet se aksidentalisht ka shkaktuar zjarr nga përhapja e të cilit është djegur kasollja e bagëtive të këtij shtetasi;
-M. O., 49 vjeç dhe G. T., 24 vjeç, banues në Elbasan, pasi kanë goditur me grushte një 32-vjeçar dhe i kanë dëmtuar xhamin e automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel