Pas dy viteve harresë, qeveria e gjyqësorit hapi garën për të plotësuar tre vendet vakante për në SPAK, që ka në detyrë 17 prokurorë të komanduar dhe një të emëruar.

Vazhdimisht SPAK ka ngritur kërkesë për plotësimin e ekipit. KLP në një farë mënyre e pranoi fajësinë kur tha arsyet.

“E hapëm me vonesë për shkak të hartës së re gjyqësore”, tha Bujar Sheshi, anëtar i KLP-së.

SPAK u konstitua në 2019. Pritet që prokurorët të shpalosin strategjinë e tyre së si do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ndërkohë, kreyeprokurori Dumani një ditë më parë gjatë një takimi informal tha se SPAK-u shqiptar mund ta tejkalojë modelin rumun, qe hetoi dhjetëra ministra e zyrtarë.

Por, për Dumanin e rëndësishme është provueshmëria.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën thirrje që të kandidojnë të gjithë prokurorët që në momentin e kandidimit plotësojnë kushtet e mëposhtme:

1. Kanë ushtruar funksionin si prokuror për jo më pak se 10 vjet;

2. Nuk kanë masa disiplinore në fuqi;

3. Japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve
vetjake;

4. Sigurojnë pëlqimin e anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive
bankare dhe të telekomunikimeve vetjake;

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA