Një 64-vjeçar është vënë nën hetim në Dibër, pasi u kap duke gërryer me ekskavator në shtratin e lumit Drini i Zi.
Shtetasi me iniciale M.M kishte grumbulluar sasi të mëdha inertesh, të përfituara në mënyrë të paligjshme, njofton policia, që sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjeti ekskavator dhe një sasi inertesh të përfituara në kundërshtim me ligjin.
Po ashtu, dy shtetas të tjerë u proceduan pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.
“K.T., 64 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në pronën e tij, kishte grumbulluar sasi të madhe inertesh, të përfituara në kundërshtim me ligjin.
K.S., 31 vjeç dhe A.K., 47 vjeç, të dy banues në Peshkopi, pasi u kapën duke transportuar me dy automjete tip furgon, lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme“.
Top Channel