Dëmtimi masiv i fermerëve të Korçës, Maliqit dhe Devollit si pasojë e breshërit ka bërë që ata të protestojnë para Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë duke kërkuar zgjidhje nga shteti.
Të lodhur nga përballja me të njëjtën situatë çdo vit dhe nga mungesa e alternativave që tu sigurojnë atyre mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore fermerët kërkojnë kompensim të dëmeve që kanë pësuar kryesisht në sektorin e pemtarisë pasi humbjet e tyre janë të mëdha. Sipas fermerëve në kushtet kur atyre ju është shkatërruar prodhimi alternativa e vetme po ju mbetet emigrimi dhe braktisja e bujqësisë.
Nga verifikimet e deritanishme në terren dëmet janë të konsiderueshme dhe arrijnë qindra hektarë, ndërsa grupet e ekspertëve janë duke vijuar punën për të evidentuar dëmin e saktë për të cilin më tej do ti dërgohet një raport ministrisë.
Për vite me radhë dëmet nga fatkeqësitë natyrore kanë dëmtuar fermerët e Korçës por e vetmja procedurë që ndiqet është ajo e verifikimit në terren dhe raportimit në ministri por zgjidhje konkrete që ti mbroje fermerët apo ti lehtësojë në situata të tilla nuk ka.
Top Channel