Vatra e zjarrit në pyllin me pisha në Pishporo në Fier vazhdon për të dytën ditë me radhë.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, përgjatë gjithë natës në terren ka qëndruar në gatishmëri një efektiv i plotë zjarrfikësish për të mos lejuar përhapjen e flakëve drejt zonës së banuar.
Ndërkohë, sot në mëngjes, pranë vatrës së zjarrit ndodhen 4 mjete zjarrfikëse, forca mbështetëse të bashkisë, 9 punonjës të AZM dhe 40 forca të armatosura të repartit të Poshnjes për të neutralizuar perimetrin e zjarrit.
Gjate orëve të vona të mbrëmjes është riaktivizuar edhe një vatër zjarri me Darëzezë, e cila është neutralizuar falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse. Zjarri u riaktivizua mesditën e se mërkurës dhe vijon të jetë aktiv teksa i favorizuar nga era e fortë ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e mbrojtur të pyllëzuar me pisha. Gjatë dy ditëve betejë me flakët është kërkuar vazhdimisht ndërhyrje nga ajri, gjë që nuk është realizuar.
Top Channel