Droga shkatërron më shumë të rinjtë/ Mjekët: Ju dëmton kujtesën, ju ul inteligjencën

29/09/2023 12:11

Në shërbimin e toksikologjisë çdo ditë vijnë raste përdoruesish drogash që kanë krijuar varësi ndaj tyre e kërkojnë ndihmë.

Ata vijnë për të pastruar organizmin atëherë kur kthimi pas është shumë i vështirë.

“Nëse e nis në vegjëli në adoleshencë dëmet janë shumë të mëdha. Nuk kujdesen, ulet koeficienti i inteligjencës. Të lutem nëse je adoleshent e do të provosh drogën, prit të jesh madhor të marrësh vendimin”, thotë Andrin Tahiri, shef i shërbimit të toksikologjisë në QSUT.

Përdoruesit e drogës përllogariten mbi 100 mijë, për shkak të çmimit më të lirë adoleshentët janë konsumatorë të marijuanës. Por, për shkak të përdorimit të gjerë, tanimë duket se nuk kemi shumë raste të kalimit në overdozë.

“Si duket, eksperienca e krijuar… e menaxhojnë situatën. Kemi raste të mbidozimit, por janë më të pakta”, tregon Tahiri.

Gjatë viti 2022, janë paraqitur në urgjencë me komplikacione për shkak të substancave narkotike afro 90 pacientë, por shpesh nga droga ka raste me dëmtime psikiatrike.

Droga po dëmton individin, i cili shesh shndërrohet në dhunues të familjarëve të tij apo një vjedhës që e çon drejt dyerve te institucioneve të drejtësisë në rastin më të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA