Në prag të nisjes së vitit të ri akademik është publikuar renditja e universiteteve të Europës Jugore.
Megjithëse në vendin tonë janë mbi 40 institucione të arsimit të lartë, vetëm 4 universitete janë përfshirë në listë, Universiteti i Tiranës, I Durrësit, Universiteti Politeknik dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës. Universiteti i Tiranës renditet në vendin e 677, 10 vende larg fundit.
“World University Ranking prej pak vitesh ka bërë pjesë të rankimit katër universitete publike ( UT, UAMD, UPT, UBT) shqiptare. Rezulton se 4 Universitet shqiptare bien 200 vende nga renditja e vitit të kaluar. Në Universitetet tona ka mbizotëruar miqësia mbi meritokracinë, interesat mbi integritetin dhe politika mbi shkencën. Ndërkohë universitet më të mira në Rajon janë 3 universitete serbe 2 Universitete të Bosnjës, 1 Maqedonia.”- shprehet Migen Qiraxhiu, Qëndresa Qytetare.
Universitetet shqiptare nga 688 në universitete në total renditen:
Universiteti Bujqësor i 605
Universiteti Durrësit i 606
Universiteti i Politeknik i 658
Universiteti i Tiranës i 677
“Ky është një dështim i pashembullt për Tiranën dhe universitet e tjera gjithashtu, kur krahasojmë se në 2021 këto universitete renditeshin tek fasha 301-350 dhe në 2022 midis 350-400. Qëndresa Qytetare vlerëson se ky pozicionim i universiteteve shqiptare lidhet me qasjen e tyre ndaj arsimit, ato investojnë më shumë për zyrat e titullarëve sesa për pajisje shkencore, rekrutojnë staf mbi baza miqësie dhe jo meritokracie, paguajnë më shume rojet se projektet shkencore, dhe në dy vitet e fundit kanë pasur probleme thelbësore me reputacionin akademik, politik dhe juridik te titullarëve te tyre. Universitetet shqiptare duhet ti nënshtrohen vetingut akademik, administrativ dhe financiar, për t’i pastruar nga korrupsioni, rekrutimet nepotike dhe avancimet e padrejta shkencore, përndryshe vitet e ardhshme nuk do i gjejmë fare ne këto rankime ndërkombëtare.”
Top Channel