Rama ndan foto nga Komuniteti i Përbashkët Ekonomik Itali-Shqipëri: Mikpritje vëllazërore, plane konkrete

28/09/2023 08:17

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjete sociale foto nga vizita që zhvilloi një ditë më parë në Itali, ku siç thotë diskutoi me homologen Meloni, plane dhe projekte konkrete në një atmosferë e mikpritjeje vëllazërore.

Përmes një statusi në rrjet, Rama vuri në dukje vullnetin mbresëlënës të palës italiane, për të thelluar raportin e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet e partneritetit strategjik, si edhe të interesave të përbashkëta ekonomike, duke çliruar shumë më tepër nga potenciali i madh që ka bashkëpunimi mes dy vendeve.

Kryeministri Rama shoqërohej në këtë vizitë nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denaj, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Rama së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Antonio Tajani  kryesuan në Farnesina takimin e dytë në nivel politik të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Itali-Shqipëri.

Rama u mirëprit edhe nga Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, të cilët diskutuan për forcimin e  mëtejshëm të marrëdhënieve në fushën ekonomike ku Italia si partnere strategjike e Shqipërisë, ka një rol tejet të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përmes prezencës gjithnjë në rritje të sipërmarrjeve italiane në vendin tonë.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në shumë sektorë potenciale, si energjia, infrastruktura, bujqësia, e veçanërisht turizmi, i cili këtë vit shënoi një rekord të vërtetë rritjeje, duke u kthyer në një nga fushat më atraktive për investime.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA